Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër.
Rasti ka ndodhur në Prizren më 18 dhjetor, rreth orës 07:51, ndërsa sipas Policisë, bëhet fjalë për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.