Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Llapushnik të Drenasit, nën dyshimin për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer rreth orës 07:00, ndërsa gjatë aksionit policor është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
“Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personi i arresuar Z.Th(mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftim.