Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka shkruar pas tubimit elektoral në Lipjan, duke e cilësuar këtë komunë si “bastion të pathyeshëm” të LDK-së dhe si vendin ku u vulos fitorja e madhe e kësaj force politike.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët e Lipjanit për mbështetjen e fuqishme.
“Faleminderit Lipjani i kampionëve!
Bastioni i pathyeshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sonte e vulosi fitoren e madhe.
Qytetarët tanë janë me numrin 123 dhe me shpresën që po vjen.
Të dielën votojmë dhe fitojmë!”, ka shkruar Krasniqi.