Policia ndalon një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë ilegalisht në Kosovë

Foto ilustruese

Sot me datë 28 dhjetor, rreth orës 05:50, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan ka ndaluar në fshatin Doberqan një veturë me targa të Serbisë, e cila kishte hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

Sipas Policisë, në automjet ndodheshin pesë persona.

Pas procedurave policore dhe paraqitjes së tyre para organeve kompetente, ndaj tyre është shqiptuar gjobë, ndërsa më pas janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar “Dheu i Bardhë”.

“Me datë 28.12.2025 rreth orës 05:50 patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale. Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet nga Policia.

Policia ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika