Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur sot pa shenja jete në një vilë në rrugën e KFOR-it, në qytetin e Pejës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:10.

“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohej se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, ka njoftuar Gashi.

Të fundit nga rubrika