Një rast i dyshuar dhunimi është raportuar në mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rreth orës 05:30, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, e më pas është dhunuar në një motel nga dy persona të panjohur.
Tutje, viktima ka deklaruar në polici se është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejme.