Policia zvicerane njoftoi se “disa dhjetëra persona” dyshohet se kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre rëndë, pas një zjarri që shpërtheu në një lokal në Alpet zvicerane gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Teksa shifrat e sakta të viktimave nuk janë ende të disponueshme, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
“Zjarri ka nisur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në një bar të quajtur ‘Le Constellation’,” tha zëdhënësi i policisë, Gaëtan Lathion. “Më shumë se 100 persona ndodheshin në ndërtesë dhe kemi shumë të plagosur dhe shumë të vdekur.”
Hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, bënë të ditur autoritetet.
“Jemi vetëm në fillim të hetimeve, por bëhet fjalë për një qendër skish me famë ndërkombëtare dhe me shumë turistë,” shtoi Lathion.
Një qendër pritjeje dhe një linjë telefonike ndihme janë ngritur për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
