Shqiptarët e veriut nuk e paguajnë rrymën pa e paguar edhe serbët

Shqiptarët e veriut janë shprehur se nuk do ta paguajne rrymën, deri në ditën kur të fillojnë edhe serbët të paguajnë

Ilustrim.

Në murin e shtëpisë së Skender Sahitit që nga paslufta është e vendosur një kornizë e hekurt ku do të duhej të ishte njehsori i energjisë elektrike.  Por, tash e shumë vjet korniza vazhdon të mbetet e zbrazët.  Njehësorët e rrymës për të dhe shumicën e banorëve në fshatin Gushavc janë të vendosura në rrugën kryesore.  Kjo punë u përfundua vetëm pas marrëveshjes me Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS.

Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Gushavci dhe disa fshatra ngjitur që gjeofrafikisht i përkasin pjesës veriore nuk e paguajnë rrymën, ngjajshëm me banorët serbë.  Në marrëveshjen e 7 prillit me Alpin Doga, kryeshef Ekzekutiv i KEDS-it, thuhet se rryma do të paguhet vetëm pasi të zgjidhet problemi me katër komunat veriore.

Marrëveshje për këtë çështje ka, por banorët e Gushavcit prap presin veprime konkrete.

“Ne presim që të zbatohet në teren përndryshe për neve derisa nuk ka zbatim është marrëveshje e papranueshme dhe si e tillë nuk na obigon edhe neve që ta paguajmë rrymën”, deklaron kryetari i fshatit, Skender Sahiti.

Kryetari i fshatit Gushavc, Skender Sahiti.

Sahiti këmbëngul se pa e paguar faturën secili serb në veri nuk vjen në shprehje pika 2.2 në marrëveshje.

“Deri në zgjidhjen e çështjes së pjesës veriore të Mitrovicës në lidhje me pagesën për energjinë elektrike konsumatorëte fshatit Gushavc, KEDS- nuk do të bëjë shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i KEDS-it për energjinë e konsumuar dhe energjinë do ta konsumojnë derinë marrëveshjen për pjesën veriore. Borxhi i akumuluar deri në kohën e marraveshjes me pjesën veriorë të Mitrovicës do të përfshihet në marrëveshjen me pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në dokumentin e Skender Sahitit.

Qëndrimin e përfaqësusit të tyre e mbështesin edhe banorët e Gushavcit.

“Në ditën e parë që serbët fillojnë me e pagu energjinë elektrike ne në ditën e dytë fillojmë me e pagu rrymën. Ne e mbeshtesin përfaqësuesin e fshatit tonë në çdo qëndrim që ai e thotë”, deklaron Muhamet Hajra.

Muhamet Hajra, banorë i Gushavcit.

Marrëveshje të njëjtë me KEDS-in kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit e fshatit Vinarc.

“Edhe një herë qëndrimi jonë i qartë dhe nuk ka ndonjë qëndrim tjetër. Kur të pagujnë serbët e pjesës veriore atëherë edhe ne jemi të gatshëm të paguajmë si çdo qytetar i Republikës së Kosovës. Përndryshe gjendja mbetet sikurse që është momentalisht”, shprehet përfaqësuesi i fshatit Vinarcit i Epërm, Lulzim Hasani.

Përfaqësuesi i fshatit Vinarcit i Epërm, Lulzim Hasani

Përmës telefonit edhe përfaqsuesi i Vinarcit të poshtëm, Shkelzen Jashari tha se mbështetë qëndrimet e parafolësve. Këtyre fshatrave në fillim të vitit KEDS-i i’u kishte dhëmë ultimatum për çkyqje nëse nuk e paguajnë rrymën. Kërkesë që u shpërfillë përmës protestave nga banorët, për çka u arritë marrëveshja e 7 prillit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika