Përshkallëzimi i protestave në Iran, spitalet mbingarkohen me të vrarë e të plagosur

Stafi i tre spitaleve në Iran i ka thënë BBC-së se institucionet e tyre janë të mbingarkuara nga numri i madh i të vrarëve dhe të plagosurve, ndërsa protestat e mëdha antiqeveritare vazhdojnë në mbarë vendin.

Një mjek në një spital të Teheranit tha se kishte “plumba të drejtpërdrejtë në kokat e të rinjve, madje edhe në zemër”, ndërsa një tjetër mjek deklaroi se një spital oftalmologjik në kryeqytet kishte kaluar në gjendje krize, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Dy punonjës shëndetësorë konfirmuan se kishin trajtuar plagë nga armë zjarri, si nga municion i vërtetë ashtu edhe nga fishekë.

Të premten, Shtetet e Bashkuara përsëritën paralajmërimin se vrasja e protestuesve do të përballej me një reagim ushtarak. Nga ana tjetër, Irani fajësoi SHBA-në për shndërrimin e protestave paqësore në atë që i quajti “akte të dhunshme subversive dhe vandalizëm të përhapur”.

Duke reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se SHBA-ja është gati të ndihmojë!!!”.

Protestat nisën në kryeqytetin Teheran rreth dy javë më parë, të nxitura nga vështirësitë ekonomike dhe që atëherë, ato janë përhapur në mbi 100 qytete dhe qyteza në të gjitha provincat e Iranit.

Besohet se qindra protestues janë vrarë ose plagosur, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar.

BBC Persian ka konfirmuar identitetin e 26 viktimave, përfshirë gjashtë fëmijë edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën teksa një organizatë për të drejtat e njeriut e vlerëson numrin e tyre në 14.

BBC Persian ka verifikuar se 70 trupa u dërguan të premten në mbrëmje në Spitalin Poursina në qytetin Rasht.

Morgu ishte i mbushur plot, ndaj trupat u larguan teksa sipas një burimi spitalor, autoritetet u kanë kërkuar familjarëve 7 miliardë rialë (ose 7.000 dollarë) për t’i liruar trupat për varrim.

BBC dhe shumica e mediave ndërkombëtare janë të ndaluara të raportojnë nga brenda Iranit. Që prej mbrëmjes së së enjtes, vendi ndodhet nën një bllokadë pothuajse totale të internetit, gjë që e bën të vështirë sigurimin dhe verifikimin e informacionit.

“Rreth 38 persona vdiqën. Shumë prej tyre sapo mbërritën në urgjencë… plumba direkt në kokë dhe në zemër. Shumë nuk arritën as në spital. Numri ishte aq i madh sa nuk kishte vend në morg; trupat u vendosën një mbi tjetrin. Pasi morgu u mbush, i vendosën në sallën e lutjeve”, u shpreh në kushte anonimiteti një mjek për BBC-në.

Ndërkohë, ushtria iraniane njoftoi se do t’u bashkohet forcave të sigurisë për të mbrojtur pronën publike, pas raportimeve se policia ishte e shpërndarë dhe e tejngarkuar nga përhapja e trazirave në të gjithë vendin.

Autoritetet iraniane lëshuan paralajmërime të koordinuara për protestuesit, me Këshillin e Sigurisë Kombëtare që deklaroi se do të merren masa ligjore “vendimtare” ndaj “vandalëve të armatosur”.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika