Sot nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të

Sot në Gjilan fillon manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”, që i kushtohet përkujtimit të veprës dhe sakrificës së Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Kadri Zekës dhe figurave kyçe të rezistencës kombëtare shqiptare.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, vlerëson se për tri javë ky manifestim mbanë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës, njofton Dukagjini.

“Sot fillojmë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë. Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se “Flaka e Janarit” është manifestimi tradicional kulturor e kombëtar që organizohet çdo vit në Gjilan, në muajin janar, në nderim të figurave të shquara të çështjes kombëtare shqiptare: Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, por edhe Jusuf e Bardhosh Gërvlla.

Në kuadër të “Flakës së Janarit” organizohen aktivitete të shumta, përfshirë homazhe, akademi përkujtimore, orë letrare, ekspozita artistike, shfaqje teatrore, koncerte dhe aktivitete sportive, ku marrin pjesë personalitete nga jeta kulturore, politike dhe shoqërore.

Më poshtë e gjeni agjendën e plotë të këtij manifestimi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika