Ekskluzive: Aron Babaj firmos me AC Milan, lajmi bëhet publik nga biznesmeni Niman Babaj

Futbollisti i ri dhe premtues shqiptar, Aron Babaj, ka shënuar një hap të madh në karrierën e tij sportive duke nënshkruar zyrtarisht një kontratë trevjeçare me gjigantin italian AC Milan.

Lajmi është bërë publik nga biznesmeni Niman Babaj, një nga mbështetësit e karrierës së Aronit, i cili ka ndjekur dhe përkrahur rrugëtimin e 16-vjeçarit që në hapat e parë në futboll.

Ceremonia e prezantimit është zhvilluar në ambientet zyrtare të klubit në Milano, ku Aron Babaj është shfaqur për herë të parë duke firmosur për klubin kuqezi të Milanit, duke u fotografuar përpara kamerave me një buzëqeshje që reflekton krenari dhe besim për të ardhmen.

“Ky është një moment krenarie për gjithë familjen tonë dhe për futbollin shqiptar. Aroni ka treguar përkushtim dhe disiplinë të jashtëzakonshme. Jam i bindur se ai do të përfaqësojë me dinjitet vlerat tona në një klub kaq të madh si AC Milan,” – u shpreh biznesmeni Niman Babaj gjatë prezantimit.

Kalimi i Aron Babajt te një nga klubet më prestigjioze të Evropës vjen si rezultat i punës së palodhur dhe talentit të tij, të dëshmuar ndër vite. Ai është transferuar te AC Milan nga Prishtina e Re, ku ka spikatur me paraqitjet e tij, por edhe te Kombëtarja e Kosovës, duke tërhequr vëmendjen e skautëve ndërkombëtarë. Babaj ka pasur gjithashtu shumë oferta nga klube të tjera shumë të mëdha evropiane.

Tashmë, Babaj pritet të jetë pjesë e strukturave zhvillimore të AC Milanit, një klub i njohur për formimin e shumë yjeve të futbollit botëror.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Aron Babajn, por edhe një burim frymëzimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë që synojnë të arrijnë majat e futbollit evropian.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika