KOSTT: Stabilizohet sistemi elektroenergjetik pas rritjes së prodhimit vendor

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike  (KOSTT), ka njoftuar se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas zbatimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.

Sipas njoftimit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, çka ka qenë masë kyçe për garantimin e stabilitetit dhe vazhdimësisë së furnizimit, si dhe për ruajtjen e integritetit të sistemit elektroenergjetik.

KOSTT ka kërkuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse në treg që të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, me qëllim të sigurimit të një operimi të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit.

Tutje, KOSTT ka theksuar se do të mbetet në gjendje gatishmërie operative dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe performancës së sistemit, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë operative.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika