Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Albacetes

Real Madridi ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve për ndeshjen e sotme ndaj Albacetes, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Copa del Rey.

Trajneri Arbeloa ka vendosur të përfshijë disa futbollistë nga Castilla në listën e tij të parë si trajner i ekipit të parë, duke shfrytëzuar këtë takim për rotacione në skuadër.

Kjo pritej, pasi “Los Blancos” vijnë pas dy ndeshjeve shumë të forta ndaj Atletico Madridit dhe Barcelonës, çka e bën të nevojshme pushimin e disa titullarëve dhe aktivizimin e lojtarëve rezervë dhe të akademisë.

Lista e Real Madridit:

Portierë:
Lunin, Fran Gonzalez, Sergio Mestre

Mbrojtës:
Carvajal, Alaba, Asencio, Fran García, Huijsen, David Jiménez, Joan Martínez

Mesfushorë:
Camavinga, Valverde, Arda Güler, Ceballos, Cestero, Manuel Ángel, Palacios

Sulmues:
Vinícius Jr., Gonzalo, Mastantuono

Për disa prej lojtarëve të rinj, kjo ndeshje paraqet një mundësi të mirë për të treguar vlerat e tyre dhe për të fituar besimin e stafit teknik në vazhdim të sezonit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika