Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Të fundit nga rubrika