Arifi: Dy milionë eurot për Luginën nuk janë transferuar ende nga Qeveria e Kosovës

2 milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për këtë vit nuk janë transferuar akoma, gjë e cila ka bërë që Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, të reagojë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Shqiprim Arifi ka thënë se dy milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë transferuar.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se kjo situatë është shqetësuese, dhe se një situatë e tillë do të vështirësojë realizimin e projekteve  për pesë muajt e mbetur të vitit.

“2 milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Arifi, në Facebook.

Postimi i Kryetarit të Preshevës, Arifi
Postimi i Kryetarit të Preshevës, Arifi

Ndër të tjera, ai ka thënë se vonesa e transferimit të mjeteve krijon vështërsi për realizimin e projekteve.

“Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët”, ka shkruar ai.

Fondi për Luginën e Preshevës, ishte paraparë të shërbejë si mekanizëm i përbashkët dhe mbështetës i shteteve amë për popullin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Harrohet fondi për Luginën, nuk i përgjigjen Arifit

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika