Abuzimet dhe menaxhimi joefektiv i fondeve publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 24 milionë euro dëm ekonomik gjatë 9 muajve të parë të vitit të kaluar. Ky vlerësim bëhet në raportin më të fundit të Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Sipas raportit, gjatë periudhës janar–gusht 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë evidentuar rreth 24 milionë euro dëme ekonomike dhe raste të menaxhimit joefektiv të parave publike. Në këtë kuadër, institucioni ka dhënë gjithsej 148 rekomandime lidhur me “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit”.
Raporti tregon se 60 për qind e dëmit ekonomik është konstatuar në fushën e shpenzimeve, ndërsa 40 për qind në fushën e të ardhurave.
Në sektorin e shpenzimeve, shkeljet më të shumta lidhen me procedurat e prokurimit publik dhe zbatimin e kontratave. Ndërkohë, në fushën e të ardhurave, problematikat kryesore kanë të bëjnë me aktivitetin doganor, për shkak të mosarkëtimit të detyrimeve doganore, pagesave të paplota, përjashtimeve të padrejta nga TVSH-ja dhe trajtimit të gabuar të shkeljeve doganore.
KLSH thekson gjithashtu se janë evidentuar mangësi edhe në administrimin e pasurisë shtetërore dhe në marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, të cilat kanë sjellë mungesë të ardhurash në vlerën prej rreth 1.47 milionë lekësh.