Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit, arrestimi është bërë të hënën në mbrëmje nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST.
“Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.