Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të raportuara gjatë vitit 2025 në rajonin e Lipjanit.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet se ka kryer vjedhje nga automjete, konkretisht kamionë të parkuar, nga të cilët dyshohet se ka vjedhur portofole me shuma të ndryshme parash.
Pas hetimeve dhe grumbullimit të provave, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin S.H., mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku prej automjeteve (kamionë të parkuar) , nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.