Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova homazhe tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij bëri edhe me shoqërimin e Kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga ku e falënderoi për punën siç tha ai të mirë që po bëjnë në trashëgiminë e Rugovës në LDK por edhe për të mirën e Kosovës.
“Ju faleminderit dhe njëherë për punën e mirë që po bëni në trashëgimin e Presidentit Rugova në LDK dhe për të mirën e Kosovës dhe për të vazhduar miqësinë e përhershme me SHBA dhe Bashkësinë evropiane. Të faleminderit shumë kryetar”, ka thënë Rugova.