I dyshuari për vrasjen e nënës në Restelicë kishte dënime për dhunë e trajtim psikiatrik

Një 30-vjeçar me probleme mendore në fshatin Restelicë të Dragashit dyshohet se ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare. Policia ka konfirmuar se viktima kishte lëndime në pjesën e kokës, të shkaktuara fizikisht, pa përdorimin e ndonjë mjeti. I dyshuari ishte i njohur për organet e rendit pasi histori të mëparshme kriminale, me tri aktakuza për dhunë në familje dhe masa të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Një 30-vjeçar me probleme mendore dyshohet të ketë privuar nga jeta nënën e tij, 60-vjeçare në fshatin Restelicë të Dragashit.

Shtëpia ka mbetur siç e lanë mbrëmë, e hapur dhe pa askënd brenda.

Nënë e bir jetonin vetëm ndërsa ishin orët e para të mëngjesit të së mërkurës kur dyshohet se i njëjti, e kishte rrahur deri në vdekje nënën.

Nga Policia e Kosovës thonë se e ndjera, kishte pësuar lëndime në regjionin e kokës.

“Te i njëjti ka pas dokumentacione mjekësore që dëshmojnë se i njëjti ka qenë në përkujdesje mjekësore për problemet që ka. Është bërë ekzaminimi i gjithë shtëpisë dhe në vendngjarje nuk është gjet ndonjë mjet i fortë apo i mbrehtë që do mund të ndërlidhej si mjet i përdorur në akt. Në bazë të njoftimeve dhe shikimit vizual, zyrtarët tanë kanë raportuar s’ka pasur mjet të përdorur dhe lëndimet janë shkaktuar fizikisht, me forcën fizike”, ka thënë Faton Alija – Komandant i Policisë së Kosovës në Prizren.

Por 30-vjeçari, F.B  ishte i njohur për organet e rendit.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka treguar se i njëjti kishte tre aktakuza të ngritura për “dhunë në familje”, dy në vitin 2021 dhe një në vitin 2024.

Për rastin e parë, të njëjtit i ishte shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Për rastin e dytë, të njëjtit i ishte shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, masë që do ekzekutohej nga personeli mjekësor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Në rastin e tretë, F.B ishte dënuar me burgim 6 muaj për “lëndim të lehtë trupor” por që dënimi iu zëvendësua me me gjobë.

Dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 /gjashtë/ muajve, ti zëvendësohet me dënim me gjobë. Gjykata të akuzuarit dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 /gjashtë/ muajve, i zëvendëson me dënim me gjobë në shumën prej 2,000.00 € / dy mijë/ euro, në të cilin dënim me gjobë do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 30.06.2024 e deri me datë 25.09.2024, shuma e ngelur e dënimit me gjobë prej pas llogaritjes së masës së paraburgimit prej 260.00 € /dyqind e gjashtëdhjetë / euro, i akuzuari duhet ta paguaj në afat ligjor pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimit” – Gjykata Themelore në Prizren.

Për psikologun, Erëblir Kadriu, institucionet duhet të ndryshojnë formën e trajtimit për personat në nevojë.

“Gjithkund ka nevojë për përmisime, për punë, mbështetje dhe mbikëqyrje më të madhe dhe profesionale dhe ndihmë cilësore prandaj është më se e nevojshme që të ketë mbështetje cilësore por edhe të rritet ashtu që të plotësohet nevoja. Është sfiduese sepse numri po rritet por është e nevojshme që të sigurohet mirëqenia e tyre dhe të atyre që qëndrojnë me ta”, ka thënë Dr. Erëblir Kadriu – Psikolog.

Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka dhënë detaje rreth kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika