Tejkalimi i vlerës së parashikuar të importit justifikim për rritjen e tarifave të rrymës

Më 2025, KESCO si Furnizues i Shërbimit Universal importoi afër 36 milionë euro energji elektrike më shumë se sa parashikimi i miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Kjo pritet të jetë një nga arsyet kryesore ose justifikimet kryesore në propozimit që pritet të bëhet për një ngritje të re tarifash

Tejkalimi i vlerës dhe i sasisë së parashikuar importit më 2025 pritet të shërbejë si justifikim kryesor në atë që pritet të jetë një propozim për rritje të re të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

Kjo pasi vlera e përgjithshme rrymës së blerë nga jashtë vitin e kaluar nga KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal, ishte mbi 75.2 milionë euro, ndërsa parashikimi i miratuar 39.3 milionë euro.

Thënë shkurt, është blerë rrymë nga jashtë afër 36 milionë euro më shumë sesa që ishte parashikuar.

Jo vetëm vlera, edhe sasia e importit ishte shumë më e lartë sesa parashikimi – teksa vetëm çmimi mesatar i tij doli më i ulët.

Në raportin përfundimtar për të hyrat e lejuara maksimale vitin e kaluar, të miratuar nga ZRRE, ishte paraparë blerje e energjisë elektrike në sasi 243.75 gigavatë orë, me çmim mesatar 161.28 euro për megavatë orë.

Por, sasia e rrymës së blerë nga jashtë shkoi në 514.5 givagatë orë, me çmim mestar prej rreth 141 euro megavatë orë.

Ndërkaq, KEDS-it për mbulimin e asaj që njihet si “kosto e humbjeve” importoi 91.7 milionë euro apo afër 5.7 milionë më shumë sesa parashikimi prej pak mbi 86 milionë euro.

Derisa importi mbetet nga faktorët vendimtar në shqyrtimin tarifor, propozimi i saktë do të dihet vetëm pasi të bëhen të ditura edhe faktorë tjerë, me theks, kosto e përgjithshme dhe të hyrat e realizuara nga KESCO.

Megjithatë, ZRRE gjatë procesit të shqyrtimit mund të bëjë përshtatje dhe eventualisht të refuzojë propozimin për rritje – nëse një i tillë bëhet zyrtarisht.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika