Aliu në Debat Plus mohon pretendimet për video kineze: “Skifteri” është prodhim kosovar dhe pamjet janë autentike

Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve dhe përfaqësuesi i kompanisë që qëndron pas projektit “Skifteri”, ka mohuar pretendimet se videoja e publikuar, ku thuhet se droni “Skifter K1” ka goditur një cak në mbi 1000 kilometra largësi, i përket një kompanie kineze dhe është përdorur më herët për promovimin e një fluturake tjetër.

Në një linjë direkte në Debat Plus, Aliu tha se këto pretendime janë të pavërteta dhe i cilësoi ato si “fake news”, duke theksuar se videoja është autentike dhe e realizuar nga ekipi i tyre.

“Këto janë krejt fake news. ‘Skifteri’ është ndërtuar në Kosovë nga studentët tanë. Ato do të testohen çdo muaj. Është video autentike e ekipës sonë jashtë Kosovës, nuk është video kineze”, tha Aliu.

Ai sqaroi se testimi i videos që ka nxitur reagime të shumta nuk është realizuar në Kosovë, por jashtë vendit, ndërsa refuzoi të tregojë lokacionin, duke u arsyetuar se klienti i tyre nuk ka dashur të bëhet publik.

“Nesër e promovojmë një video e cila u tregon studentëve si ta ndërtojnë një fluturake më të sofistikuar se ‘Skifteri’, e cila do të testohet nga një nga shtetet e BE-së. Nuk u bë në Kinë, nuk kallxojmë ku është klienti”, deklaroi ai.

Aliu shtoi se kompania e tij ka mbi 100 punëtorë dhe funksionon përmes disa njësive të ndryshme.

“Kompania jonë me ‘Skifterin’ ka përmbi 100 punëtorë. Kemi entitete të ndryshme, mbi nëntë kompani, me kë punojmë është tjetër gjë”, u shpreh ai.

Në fund, Aliu theksoi se bashkëpunimi i kompanisë realizohet vetëm me shtete aleate të Kosovës dhe jo me vende që konsiderohen armiqësore.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika