Suarez nuk do ti bashkohet skuadres argjentinase River Plate

Luis Suarez është në dispozicion si një transferim i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin. Gjatë këtyre ditëve, Suarez ka thënë se nuk do ti bashkohet skuadrës River Plate këtë verë sepse disa gjëra nuk shkuan ashtu si i kanë planifikuar

Luis Suarez

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet skuadres argjentinase River Plate gjatë kësaj vere.

Luis Suarez është në dispozicion si një transferim i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Atletico Madridin.

Suarez ka thënë se ishte i lumtur për ofertën nga River Plate, por gjërat nuk shkuan si i kishte parashikuar.

“Sinqerisht isha shumë i emocionuar për mundësinë që të transferohesha te River Plate. Një nga arsyet ishte të luaja në Copa Libertadores. Ishte një ëndërr që dëshiroja të fitoja një kupë edhe në Amerikën e Jugut, por kjo mundësi u zbeh dhe u zhduk me eliminimin e skuadrës”, ka thënë Suarez.

“Një muaj e gjysmë më parë deklarova se nuk do të largohem nga Evropa, por River insistoi dhe insistoi aq shumë sa e mora në konsideratë këtë mundësi dhe ishim shumë pranë”.

Tutje, Luis Suarez ka thënë se sado që dikush të thotë diçka, kur të vijë koha do të merret parasysh.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika