Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë

Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante.

Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën.

Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80, ai qytet është më i lirë se Nju Jorku për 20 për qind.

Nëse indeksi ka vlerën 120, qyteti është më i shtrenjtë se Nju Jorku për 20 për qind.

Prishtina është qytet dukshëm më i lirë se Nju Jorku.

Por, fuqia blerëse mesatare e qytetarëve është e ulët, duke i lejuar të blejnë rreth 35 për qind më pak mallra e shërbime se që mund të blejnë banorët e Nju Jorkut, raporton Radio Evrppa e Lirë.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika