Në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në përfitim të qytetarëve dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.
Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta dhe të qëndrueshme me vende në mbarë botën.