Koçollari: Kosova ishte prioritet i Shqipërisë që nga pas Luftës së Dytë Botërore

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se çështja e Kosovës ka qenë ndër prioritetet kryesore të shtetit shqiptar që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas tij, një moment i rëndësishëm ishte vizita e parë e ish-udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, në ish-Jugosllavi në vitin 1946.

Koçollari tha se, bazuar në burime arkivore ruse, gjatë takimeve në Beograd, Hoxha e kishte ngritur menjëherë çështjen e Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.

“Kosova ishte pjesa më e rëndësishme dhe më vitale e historisë por edhe e ndërgjegjes sonë. Interesat e Shqipërisë për Kosovën kanë qenë permanente jo vetëm në të 90-tën por kanë qenë shumë kohë përpara. Unë do të përmend disa gjëra që do të lidhen me vëmendjen, interesin dhe punën e madhe e madhe që është bërë në Shqipëri, duke filluar të paktën nga viti ’45 për Kosovën. Besoj që duhet të keni dëgjuar se në ’46-tën është realizuar vizita e parë e Hoxhës në ish-Jugosllavi. Vëmendja, dëshira dhe ankthi dhe dashuria jonë dhe prindërve tonë për Kosovën ka qenë aq e madhe, sa njerëzit këtu nuk mund ta kuptojnë dot. Por t’i referohem vizitës që e përmenda, të paktën jo nga burimet tona, por nga burimet dhe arkivat ruse, duhet përmend vetëm një fakt.

Në vizitën e parë të takimeve që ka ardhur Hoxha në Beograd, mbas vizitës disaditore, që disa marrëveshje nuk u nënshkruan, ka një rregull protokollar për tu shpjeguar. Ambasadori jugosllav në Tiranë, kur kryeministri shqiptar shkon atje, ai shkon përpara dhe e pret atje bashkë me kryeministrin e vendit. Ambasadori jugosllav ka shkuar dhe ka shoqëruar gjithë vizitën. Pas kësaj ai është kthyer në Tiranë.

Sovjetikët të interesuar shumë se si shkoi vizita, se ishte e para e shteti amë, në territorin ku ndodhej edhe gjysma e popullsisë së tij. Ambasadori sovjetik kërkon ambasadorin jugosllav, i thotë si shkoi vizita e Hoxhës në Beograd. Ai i tërbuar thotë si mund të shkonte mizërie fare, se ky zagar thotë për Enver Hoxhën, pas zbritur mirë nga shkallët e avionit, i thotë Titos çështja e parë që do të flitet në rendin e ditës do të jetë çështja e Kosovës dhe bashkimi i saj me Shqipërinë”, ka thënë Koçollari.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika