Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten në Pejë, marrin mbështetje nga Muhaxheri për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar sot Komunën e Pejës, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili shprehu mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan aktivitetet dhe angazhimin e tyre në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e ofruar nga Komuna e Pejës.

“Mbështetja që po marrim nga komunat dhe kryetarët e tyre dëshmon se kjo kauzë i tejkalon dallimet dhe buron nga vetë ndërgjegjja qytetare”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se ky marsh nuk organizohet kundër askujt, por si thirrje qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe parimeve të saj.

“Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është thirrje paqësore për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, ka thënë Tasholli.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe u zotua për angazhim në mobilizimin e qytetarëve.

“Kjo është një thirrje që meriton mbështetje të gjerë qytetare. I ftoj qytetarët e Pejës dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për të kërkuar drejtësi”, ka thënë Muhaxheri.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës dhe me aktorë të ndryshëm shoqërorë, me synimin e mobilizimit sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika