Kontestimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit është antikushtetuese dhe shkelje e rregullores së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje e ka shoqëruar me tentimin për të argumentuar se të dyja aktgjykimet që flasin për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit janë në kundërshtim me njëra-tjetrin.
Në aktgjykimin e cekur, Vetëvendosje e citon pikën 129 e cila thotë se një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë, ndërkaq sipas tyre në aktgjykimin e dytë këtë rregull Gjykata Kushtetuese e ndryshon.
Megjithatë, në aktgjykimin e dytë, atë të fundit, Gjykata Kushtetuese konstaton se Lista Serbe prapë ka tentuar t’i ripropozojë 9 deputetët e saj për nënkryetar, duke theksuar se kjo e drejtë ju takon sepse janë partia që e ka shumicën tek komuniteti serb.
Ndërkaq në pikën 138, Kushtetuesja potencon se mekanizmi debllokues mund të aktivizohet vetëm nëse nuk ka propozim për kandidat nga shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nuk pajtohen me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me aktgjykimet, por as me gjuhën e përdorur ndaj Kushtetueses, duke ia kontestuar edhe të drejtën për këtë lloj interpretimi.
“Kur bëhet fjalë për akter politik për parti politike, defitinitvisht se gjuha nuk guxon në asnjë rrethanë të jetë një gjuhë mos besuese ndaj atyre institucioenve dhe kjo bazsuar në standarde të ndryshme ndërkombëtare që si standard është i etabluar dhe që i kundërti i saj nuk mund të paramendohet në një vend ku sundon ligji”, ka thçnë Gzim Shala nga IKD.
Edhe juristi Anton Nrecaj është në të njëjtën vijë të mendimit, duke thënë se reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje është gjuhë politike, e aspak juridike.
“Këto janë vetëm për konsum politiik, tashmë është bërë edhe monotone këto sulme, qoftë në Gjykatën Kushtetuse, qoftë edhe kundrejt gjyqëtarëve të kësaj Gjykate, është shndërruar në një demode, e cila vërteë nuk ka fare kuptim, jemi në një situatë të jashtëzakonshme jemi në një situtatë ku duhet të veprohet shpejt, dhe jemi në një situatë që nëse vendi duhet të vazhdojë më tutje në ngritjen dhe zhvillimin e demokracisë atëherë vërtët duhet të respektohen aktgjykimet e GjK-së në të kundërtën mos-respektimi është indikacion për miqtë dhe partnerët se ne nuk po shkojmë drejt zhvillimti demokratik, por po futemi në një sistem tjetër i cili ka të bëjë me një sistem totalitar ku ligjet vlejnë vetëm prë të fortin”, ka thënç Nrecaj.
Nrecaj thekson se të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit i kanë sqaruar të gjitha situatat dhe tash nuk ka vend për mëdyshje por për zbatim të aktgjykimeve.