Kuçi: Kur zgjedhjet afrohen, Serbia zgjedh armët nga frika e qytetarëve të saj

Profesori në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtori i jashtëm në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Dr. Gurakuç Kuçi, vlerëson se militarizimi i përshpejtuar i Serbisë lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet politike të brendshme dhe me strategjitë gjeopolitike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kuçit, afrimi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi po shoqërohet me rritje të retorikës së sigurisë dhe forcimit të kapaciteteve ushtarake, të cilat, sipas tij, përdoren si mekanizma për ruajtjen e pushtetit nga regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq.

Serbia ka filluar një militarizim të përshpejtuar ku sipas deklaratës së Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, ky shtet brenda një vit e gjysmë do t’i dyfishoj kapacitetet ushtarake duke krijuar një ndjenjë të urgjencës tek populli serb nga rrethimi strategjik. Ky militarizim bëhet edhe mëgjithëpërfshirës me planet e Serbisë për rikthimin e shërbimit tëdetyrueshëm ushtarak dhe centralizimit të ushtrisë.

Për ta legjitimuar këtë kurs, Ministri i jashtëm i Vuçiqit, Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia vepron mbi parimet e“realpolitikës”, pra sipas interesave të saj shtetërore. Nëdiskursin politik, kjo qasje relativizon normat ndërkombëtare për ta paraqitur militarizimin e Serbisë si përgjigje të domosdoshme ndaj një rreziku të supozuar. Pra, shpikja e armikut.

Për të realizuar militarizimin dhe mobilizimin total të shoqërisë, Serbia ka ndërtuar edhe një narrativë arsyetimi ndaj politikës ndërkombëtare dhe masës. Narrativa po ndërtohet gjithnjë duke u bazuar në marrëveshjen ushtarake ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke e ngritur këtë marrëveshje nëkornizën e propagandës si një aleancë kundër Serbisë”, ka shkruar Kuçi.

Ai thekson se paralajmërimet për dyfishimin e kapaciteteve ushtarake dhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak krijojnë një ndjenjë urgjence dhe rreziku tek qytetarët serbë, duke legjitimuar politikat e militarizimit.

Përshpejtimi i militarizimit nga Serbia dhe ndërtimi i narrativëssë rrethimit ushtarak nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova ka njëmbështetje diplomatike dhe praktike nga Rusia. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për media ka thënë se ata janëduke biseduar me Uashingtonin për Ballkanin duke specifikuar Bosnjë-Hercegovinën dhe rajonin. Paralelisht, ai i ka bërë thirrje Serbisë të rishqyrtojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian për shkak të presionit për njohjen e Kosovës. Por, në të njëjtën kohëvazhdon të mbajë gjallë gjithmonë narrativën se NATO me intervenimin në Jugosllavi dhe pavarësia e Kosovës janë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Këtë narrativë e përforcon vazhdimisht edhe zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila në deklaratat e saj vazhdimisht akuzon autoritetet në Kosovë për spastrimetnik ndaj serbëve, një deklaratë identike e Petar Petkoviçit, drejtor i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë dhe “Metohi” dhe Aleksandër Boris-Harcenko, ambasador i Rusisë në Serbi që u tha para pak javësh. Ndërsa po ashtu në vijë me shefin e saj Lavrovin, Zakharova vazhdon insistimin se intervenimi i NATO-së në Jugosllavi dhe pavarësia e Kosovës janë shkelje të sëdrejtës ndërkombëtare.

Këto qëndrime nuk janë të shkëputura nga linja politike e Kremlinit, por pasqyrojnë drejtpërdrejt deklaratat e VladimirPutinit, i cili në dhjetor 2025 deklaroi se NATO kishte “shkatërruar Jugosllavinë dhe serbët”.

Kjo mbrojtje diplomatike e Serbisë nga Rusia krijon një sistem vektorial veprimi, ku dimensioni global-diplomatik ndërthuret me atë rajonal-ushtarak. Ashpërsimi i kësaj qasjeje është intensifikuar pas miratimit të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së (NDAA), i cili e ka bërë të qartë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe kufijtë e ndryshimeve gjeopolitike në rajon. Në këtë kontekst, Rusia dhe Serbia po veprojnë në sinkron: ose sigurojnë interesat e tyre në Ballkan, ose përgatiten për përballje të gjerë në rast të çdo eskalimi global, duke anashkaluar me qëllim në “pazare” Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

Kuçi vlerëson se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë funksionon si një sistem i koordinuar veprimi, ku dimensioni diplomatik ndërthuret me atë ushtarak. Ai përmend edhe marrëveshjen e vitit 2021 mes dy vendeve, e cila sipas tij parashikon bashkëpunim kundër të ashtuquajturave “revolucione me ngjyra”, duke e cilësuar këtë si dëshmi të ndërtimit të një arkitekture autoritare sigurie.

Serbia pritet që zgjedhjet parlamentare t’i mbaj në tetor, nëntor apo dhjetor 2026 sipas deklaratës së Vuçiqit. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst të tensionuar politik, pas një vale protestash anti-qeveritare dhe dhunës së dokumentuar shtetërore ndaj protestuesve, përfshirë edhe përdorimin e armëve zanore. Kjo gjendje e ka vendosur procesin zgjedhor nën hijen e frikës dhe presionit në vend të konkurrencës dhe lirisë politike.

Vuçiq në asnjë moment nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në postin e kryeministrit, duke përdorur manovra kushtetuese të ngjashme me modelin Putin-Medvedev. Megjithatë, në regjimet autoritare posti formal është dytësor, ajo që ka rëndësi është kontrolli real mbi aparatin shtetëror. Në këtë kuptim, ruajtja e pushtetit për Vuçiqin është objektivi kryesor, pavarësisht funksionit që mban.

Pikërisht këtu militarizimi i shoqërisë dhe i shtetit merr kuptim politik. Shpikja e armikut të jashtëm dhe ndërtimi i narrativës së rrethimit strategjik shërbejnë si dy vektorë paralelë, pasi me njërin ushtrohet presion dhe kontroll mbi kundërshtimin e brendshëm, ndërsa me tjetrin mbahet masa e mobilizuar dhe e frikësuar. Këta dy mekanizma funksionojnë në mënyrë komplementare dhe sa herë që njëri dobësohet, tjetri aktivizohet për të balancuar dhe mbrojtur interesin e regjimit.

Se ruajtja e regjimit të Vuçiqit mbështetet edhe në mënyrë institucionale nga Rusia, dëshmohet nga marrëveshja e dhjetorit 2021, sipas së cilës Moska angazhohet të ndihmojë Serbinë kundër të ashtuquajturave “revolucione me ngjyra” dhe ndërhyrjeve të jashtme. Kjo marrëveshje e bën të qartë se militarizimi dhe shtypja e brendshme nuk janë vetëm zgjedhje të Beogradit, por pjesë e një arkitekture më të gjerë autoritare të sigurisë”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi përfundon se militarizimi i Serbisë nuk e vendos rajonin menjëherë në prag të luftës, por krijon një gjendje të vazhdueshme tensioni, ku paqja mbetet e brishtë dhe vazhdimisht në negociata.

Nga analiza rezulton se militarizimi i Serbisë dhe mbështetja diplomatike e Rusisë nuk janë veprime të rastësishme apo reaktive, por pjesë e një strategjie të koordinuar me tri objektiva kryesore.

Së pari, qëllimi themelor është ruajtja e regjimit të AleksandarVuçiqit. Regjimi aktual nuk gëzon më mbështetje të mjaftueshme politike dhe shoqërore përmes mekanizmave demokratikë. Për këtë arsye, pushteti mbështetet gjithnjë e më shumë në forcë, frikë dhe propagandë. Militarizimi i shtetit dhe i shoqërisë, së bashku me ndërtimin e narrativës së rrethimit dhe krizës së përhershme, shërbejnë si mjete për neutralizimin e kundërshtimit të brendshëm dhe për mbajtjen e kontrollit politik.

Së dyti, ruajtja e regjimit të Vuçiqit mundëson ruajtjen e influencës aktuale ruse në Serbi. Në mungesë të një alternative politike po aq të fortë dhe të besueshme për Moskën, Vuçiqimbetet aktori kyç për garantimin e interesave ruse në Beograd. Çdo ndryshim i pakontrolluar i pushtetit do të rrezikonte këtë ndikim, ndaj stabiliteti i regjimit aktual është interes strategjik i drejtpërdrejtë rus.

Së treti, kjo situatë krijon kushtet për zgjerimin e influencës ruso-serbe në Ballkan. Serbia e militarizuar shërben si instrument presioni rajonal dhe si mjet negociues në raportet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin. Duke e mbajtur Ballkanin Perëndimor të paqëndrueshëm dhe potencialisht të eskalueshëm, Moska ruan aftësinë për të imponuar interesat e saj në tryezat globale të negociatave.

Në këtë kontekst, militarizimi i Serbisë nuk është vetëm mekanizëm i brendshëm për mbijetesë politike, por edhe komponent strategjik i arkitekturës së sigurisë autoritare ruse. Në rast të përkeqësimit të rrethanave gjeopolitike ose të një eskalimi global, Rusia ka në dispozicion një aktor të gatshëm dhe të kontrollueshëm në Ballkan, duke e shndërruar Serbinë në një levë aktive të influencës dhe destabilizimit rajonal. Pra, paqja dhe paqëndrueshmëria janë duke u bërë faktor strategjik përderisa anashkalimi i BE-së në këtë proces është pjesë e strategjisë. Kjo nuk e bën rajonin drejtpërdrejt në prag lufte, por në një gjendje tensioni të qëndrueshëm ku paqja është gjithmonë në negociata”, ka përfunduar Kuçi.

 

 

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika