Tensionet SHBA-Iran, Dauti: Britania është në situatë të vështirë

Publicisti kosovar në Londër, Daut Dauti, ka vlerësuar se Britania e Madhe është në situatë të vështirë pas tensioneve ShBA-Iran dhe një konflikti të mundshëm.

Dauti, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Britania e Madhe nuk do ta mbështeste një konflikt të mundshëm e as nuk do të ndërhynte në një të tillë, njofton Dukagjini.

“Në Britaninë e Madhe, kjo çështje është duke u përcjellë me një vëmendje jashtëzakonisht të madhe nga mediat dhe politika britanike. Deri para disa minutave lajmi ishte se bisedimet janë ndërpretë tani për tani dhe të njëjtat do të vazhdojnë”, tha Dauti.

“Situata do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, e tillë do të jetë edhe për Britaninë pasi edhe nuk është përcaktuar se cilën anë do ta mbajë të Evropës apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, me politikën e Trumpit është bërë e vështirë që britanikët të përcaktohet për politika afatgjate. Britania e Madhe nuk do të mbështeste një intervenim të ShBA-së në Iran dhe politikanët kanë deklaruar se nuk duan të përfshihen në këtë konflikt”, u shpreh Dauti.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika