Policia konfirmon vdekjen e një punëtori pas rënies nga lartësia në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se një person ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rreth orës 15:00 autoritetet kanë pranuar informatën se një person kishte rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Viktima, mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka bërë të ditur Ahmeti, duke shtuar se rrethanat e plota të incidentit do të sqarohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika