Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se rasti është nën hetime, njofton Dukagjini.
“Gjilan / 07.02.2026 – 12:00. Është gjetur pa shenja jete viktima m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.