Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë dhe do të nisë më vonë, nga ora 17:00, për shkak të zhvillimeve në Hagë.
Sipas Bashës, ndryshimi i orarit u bë pas një kërkese të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, duke respektuar zhvillimet që lidhen me fjalën përfundimtare Gjykatën Speciale në Hagë dhe duke koordinuar me të gjitha partitë politike.
“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryetares Vlora Çitaku, kjo ka qenë për shkak të fjalës përfundimtare në Hagë, në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike seanca është vendosur që të mbahet në orën 17:00″.