Vasfije Krasniqi mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”, do të jetë njëra nga folëset më 17 shkurt

Vasfije Krasniqi

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Vasfije Krasniqi do të jetë njëra nga folëset që do të mbajë fjalim gjatë këtij Marshi.

Ajo ka deklaruar se është obligim moral dhe njerëzor për të marshuar për të vërtetën e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe për drejtësinë e mohuar për vite me radhë.

“Më 17 shkurt do të jem pjesë e protestës “Drejtësi, jo politikë”. Si e mbijetuar e krimeve të Serbisë që kam kërkuar drejtësi, e ndiej si detyrim moral dhe njerëzor të marr pjesë për të vërtetën, dinjitetin dhe për drejtësinë e cila u është mohuar viktimave për vite me radhë, përfshirë edhe mua. Pa drejtësi nuk ka paqe!”, ka thënë Krasniqi.

Platforma “Liria ka Emër” falënderon të gjithë qytetarët, organizatat, grupet shoqërore dhe komunitetet në vend dhe përtej për mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kauzën tonë për drejtësi të paanshme.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika