Platforma “Liria ka Emër” pritet të zhvillojë sot konferencën e saj të fundit për media, në prag të marshit të paralajmëruar për 17 Shkurtin.
Në këtë paraqitje publike do të flasin dy përfaqësues të platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.
Konferenca është paraparë të fillojë në orën 14:00.
Ndërkohë, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës – është caktuar si data e organizimit të marshit në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë.