Von der Leyen nga Munihu: Mos pranoni narrativën ruse, objektivat e Putinit në Ukrainë kanë dështuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pranojmë narativën ruse” për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

“Nëse shohim qëllimet strategjike dhe ushtarake të Putinit, ato kanë dështuar plotësisht”, deklaroi ajo.

“Ai donte të ‘rusifikonte’ Ukrainën, por Ukraina është bërë evropiane. Ai donte të ndalte NATO-n, por NATO është zgjeruar”, vijoi zyrtarja evropiane, shkruan Oranews, transmeton KosovaPress.

Von der Leyen theksoi se lufta po afrohet drejt katër viteve, ndonëse Putini synonte të pushtonte Ukrainën “brenda disa ditësh ose javësh”.

“Është shumë e rëndësishme që ne, nga ana jonë, të tregojmë të vërtetën për atë që po ndodh në Rusi me ekonominë e luftës, me normat e larta të interesit dhe inflacionin, tërësisht të izoluar”, shtoi ajo.

“Ë është jetike të avancojmë negociatat dhe të ushtrojmë presion mbi Putinin”, pohoi presidentja e KE-së.

Ndërkohë, udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Mynih, ku në agjendë janë lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe një marrëveshje e mundshme bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika