Real Madridi ‘shkatërron’ Real Sociedadin dhe kryeson në ligë

Real Madrid ka vazhduar marshimin drejt titullit në La Liga, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në kampionat pas triumfit bindës 4-1 ndaj Real Sociedad në “Santiago Bernabéu”.

Skuadra e drejtuar nga Arbeloa dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe duke marrë kreun e tabelës.

“Los Blancos” kaluan në epërsi që në minutën e 5-të. Trent dërgoi një krosim perfekt nga krahu i djathtë, ndërsa Gonzalo realizoi me një prekje të saktë, duke lënë pa reagim portierin Remiro.

Pas 15 minutash, mysafirët barazuan shifrat në 1-1, kur Oyarzabal realizoi nga penalltia, e fituar pas ndërhyrjes së Huijsen ndaj Herrera.

Megjithatë, epërsia e Sociedadit zgjati pak. Vetëm pesë minuta më vonë, Aramburu shkaktoi penallti ndaj Vini Jr., ndërsa braziliani u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-1.

Spektakli vazhdoi me golin fantastik të Valverdes. Mesfushori uruguaian pranoi topin në hyrje të zonës, krijoi hapësirë mes dy mbrojtësve dhe me një goditje precize me të djathtën e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës për 3-1. Një realizim që ngriti në këmbë “Bernabéun”.

Para pushimit, Gonzalo pati mundësinë të shënonte sërish pas një asistimi të Valverdes, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër penallti për madrilenët. Në minutën e 47-të, Vini Jr. fitoi vetë 11-metërshin pas një depërtimi të bukur dhe ndërhyrjes së Aramburu. Nga pika e bardhë, braziliani realizoi sërish, kësaj radhe me një goditje të saktë në të djathtë të portierit për 4-1.

Real Madrid kryeson aktualisht renditjen në La Liga, duke marrë vendin e parë pas fitores së fundit bindëse.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika