Drecun: Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së rezultat i punës së autoriteteve serbe

Milovan Drecun ka deklaruar se aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë është kryesisht rezultat i punës së autoriteteve serbe.

Drecun ka deklaruar për Radio Televizionin Serb se jo vetëm që e ka ndjekur nga afër procesin gjyqësor, por ka punuar me vite për të siguruar që gjyqi dhe aktakuza të realizoheshin që në fillim.

Ai kujtoi se kishte formuar një grup pune të angazhuar në mbledhjen e informacioneve duke i quajtur si “fakte e prova”, dhe ka shtuar se kishte vendosur bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Ju kujtohet që unë formova një grup pune që u angazhua në mbledhjen e fakteve dhe provave. Vendosa bashkëpunim me zyrën e prokurorit të specializuar dhe që atëherë pashë se çështjet kryesore në aktakuzë do të ishin ndalimet e paligjshme dhe organizimi hierarkik i UÇK-së. Ne e siguruam atë dokumentacion, siguruam 86 ndalime të paligjshme, emrat e atyre që u ndaluan, kush ishin organizatorët e atyre kampeve, që keqtrajtuan njerëz, vranë njerëz. Dhe siguruam pesë, për aq sa mbaj mend, ndalime të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Drecun.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika