Policia nis hetimet për vdekjen e dy burrave në Graçanicë dhe Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh për dy raste të hetimit të vdekjeve në Graçanicë dhe Istog.

Sipas policisë, më 15 shkurt rreth orës 13:30, në Graçanicë, një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, një tjetër rast është raportuar në Istog, më 15 shkurt rreth orës 08:30, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika