Hamza për projektbuxhetin: Është buxhet që menaxhon status quo-n

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se projektbuxheti për vitin 2026 është një buxhet që “menaxhon status quo-n”, ndërsa ka ngritur dyshime lidhur me urgjencën për miratimin e tij.

Hamza tha se e kupton rëndësinë që vendi të ketë buxhet dhe të mos përballet me situata ku nuk mund të kryhen pagesat për kategoritë përfituese.

Ai kujtoi se deputetët kishin treguar vullnet të mirë duke votuar më herët zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjes buxhetore, si dhe duke mbështetur vendosjen e kësaj pike në rend dite përmes shmangies nga procedura, që kërkon dy të tretat e votave të pranishme.

Megjithatë, ai theksoi se nuk e kupton “urgjencën kaq të madhe” për miratimin e projektligjit.

“Po e kuptoj rëndësinë që vendi me pasë buxhet dhe për asnjë arsye dhe në asnjë moment mos me pasë situata ku nuk mund t’i kryejmë pagesat për të gjitha kategoritë. Mirëpo, me një tregu vullnet të mirë edhe jemi të bindur që kemi bërë mirë, që kemi votuar vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjes buxhetore.

Edhe sot treguam vullnet të mirë, sepse votuam që kjo pikë e rendit të ditës të vendoset sot, sepse kërkon shmangie prej procedure dhe kërkon dy të tretat e votave të pranishme. Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe. Ne nuk duam edhe nuk lejojmë vonesa. Por pse kjo urgjencë kaq e madhe? Po vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend. E para, që t’i pamundësojmë deputetët, pozitës dhe opozitës, që me diskutimet e tyre sigurisht që shprehin edhe kritika, mirëpo të japin edhe propozime edhe alternativa që sigurisht ndikojnë pozitivisht në këtë dokument kaq rëndësishëm që po shqyrtojmë sot. Dhe e dyta, nuk dua me besu sepse vendi ka nevojë për institucione, ka nevojë për stabilitet dhe nuk du me besu që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentit apo presidentes”, tha Hamza.

Duke folur për përmbajtjen e buxhetit, Hamza e cilësoi atë si një dokument që ruan gjendjen ekzistuese, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve operative, në veçanti të transfereve dhe subvencioneve.

“Buxheti i propozuar për vitin 2026, është  buxhet që menaxhon status quo. Kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe posaçërisht të transferteve dhe subvencioneve. Kjo ndikon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë, si rritje e shpenzimeve rrjedhëse, e zvogëlon hapësirën për investime kapitale. Këto shpenzime të rritura për subvencione dhe transferet e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurisht se do të ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese”, theksoi Hamza.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika