Moskë-Kiev bisedojnë në Gjenevë, palët skeptike për arritjen e rezultateve

Pas dy raunde bisedimesh trepalëshe në Abu Dhabi, Kievi, Uashingtoni dhe Moska takohen të martën në Gjenevë për dy ditë negociata. Takimi mbahet pak përpara përvjetorit të katërt të luftës së nisur nga Rusia ndaj fqinjit të saj.

Delegacionet takohen gjithashtu në një kohë kur përgjatë kufirit prej 1.250 kilometrash vazhdojnë luftimet dhe kur bombardimet e pandalshme ruse godasin infrastrukturën civile dhe atë energjetike, duke lënë miliona ukrainas pa energji, ujë e ngrohje në një periudhë acari.

Për Kievin, zor se mund të flitet për shpresë se Rusia do të ndalë ose të paktën reduktojë volumin e sulmeve ajrore. Të hënën, teksa delegacioni ukrainas nisej për në Gjenevë, presidenti Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një tjetër sulm madhor.

“Edhe në prag të takimit trepalësh në Gjenevë, ushtria ruse nuk merr urdhër tjetër përveç atij që të vazhdojë sulmet ndaj Ukrainës. Kjo tregon respektin që Rusia ka për përpjekjet diplomatike të partnerëve”, deklaroi Zelensky.

Ndërkaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bisedimet e Gjenevës do të mbulojnë një gamë më të gjerë çështjesh se ato të prekura në Abu Dhabi. Sipas Peskov, delegacionet do të diskutojnë në veçanti çështjen më të komplikuar, atë të territoreve të Ukrainës.

Delegacioni rus do të kryesohet nga Vladimir Medinsky, njeri i afërt me presidentin Putin dhe i njohur për retorikën nacionaliste. Prania e tij mund të sinjalizojë se Moska ka ndërmend të vazhdojë pjesëmarrjen në negociata pa pasur ndërmend arritjen e rezultateve të prekshme.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika