Qytetarët e quajnë vend të shenjtë kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan

Në ketë ditë feste pa dyshim që kompleksi i dëshmorëve në Gllogjan, priti familjarë e vizitorë të shumtë. Nga aty u bë thirrje për bashkim e të mos harrohet sakrifica e tyre jetësore gjatë luftës.

Krismat e para të armëve gjatë 1997 që u shkrepën në Gllogjan u dëgjuan edhe në fshatrat përreth.

Ato i dëgjoi edhe Fadil Berishaj i cili me pas iu bashkua luftës edhe vet.

Në Gllogjan në kompleksin e dëshmorëve vjen shpesh për t’i vizituar bashkëluftëtarët.

“Ky është një vend i shenjtë për historinë moderne të Kosovës një vend që duhet të e vizitojë secili por më së shumti jo vetëm ata që kanë perjetuar luftën por gjeneratat e reja të fëmijëe sepse secili duhet të e dijë që ka ndodh lufta në Kosovë dhe arsyen pse ka ardhur qysh ka ardh kjo liri që e gëzojmë sot”, ka thënë veterani Fadil Berishaj.

Ai ka një urim për qytetarët në Ditën e Pavarësisë.

“Unë i uroj të gjithë shqiptarëve të Kosovë që së pari ta kujtojnë atë që ka ndodhë para 27 viteve edhe mbi bazën e asaj historie të dhimbshme që i ka vu themelet shteti ynë i Kosovës që të punojmë sa ma shumë ti lojm ndasitë të bashkohemi edhe ta qojm vendin përpara”, ka shtur Berishaj.

Lule tek varret vendosën edhe familjarët që erdhën për t’i vizituar në ketë ditë feste.

“Kjo ditë për neve si familje e dëshmorëve ka kuptim tepër të madh kur bazohemi të historia që kemi familjarë të rënë dëshmorë e jo vetëm ata por shumë të ri e të reja, edhe që mundohemi që gjakun e tyre me qit në dritë me vepra edhe me shkru histori të tjera”, ka thënë Kujtesa Nimanaj.

Ky kompleks ku janë të varrosur të gjithë dëshmorët e zonës së Dukagjinit, u vizatua edhe nga qytetarë të shumtë të komunave tjera.

“Kam ardh sot për herë të parë këtu në Gllogjan deri sot kushtet nuk i kam pas për me ardhë sot me një shok kam ardh këtu ta vizitojë”, ka thënë një qytetar.

“Për herë të parë erdha unë për momentin pom pëlqen hera e parë… dihet se është vend i shenjtë për atë”, ka thënë një qytetar tjetër.

Në mars të 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme, që ndryshe njihet edhe Epopeja e Dukagjinit.

 

Të fundit nga rubrika