Abdixhiku e Rama me qëndrime të kundërta për protestën për Specialen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpjeguar në Debat Plus çështjen e mosvotimit të rezolutës për Gjykatën Speciale por edhe mospjesëmarrjen në protestën “Drejtësi, jo politikë”. Sipas Abdixhikut, kjo e fundit nuk është çështje që do të duhej t’i takonte partive politike, duke e parë si ndërhyrje në drejtësi. Të kundërtën e mendon kryetari i Prishtinës, nga LDK, Përparim Rama.

Orientim politik thotë Lumir Abdixhiku ta ketë LDK-ja mosinterferimin në proces gjyqësore.

Kështu është përgjigjur në Debat Plus kur është pyetur për mospjesëmarrje në protestën “Drejtësi, jo politikë”, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, derisa ka komentuar edhe çështjen e mosvotimit të rezolutës në Kuvend.

Por, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që mori pjesë në këtë protestë, thotë se të gjithë do të duhej ta votonin rezolutën për Specialen në Kuvend, porse siç thotë ‘ndodhi një keqkuptim për LDK-në’ shkaku i mospërfshirjes së amendamentit për vrasjet e pasluftës.

“Normal që unë gjithsesi jam pro edhe kam qenë pro gjithmonë, çështjet tjera munden me u përdor në kohë të tjera po them, por është vendim i LDK-së, dhe mendoj edhe po them edhe njëherë se informatën që kam është që kanë qenë pro rezolutës. Po tash normal që të gjithë duhet të jemi një sa i përket aspektit të vlerave kombëtare sa i përket UÇK-së edhe të gjithë është dashtë me votu, edhe po them të gjithë kanë dasht me votu ajo me siguri ka qenë një element, një keqkuptim”, deklaroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kuvendi i Kosovës votoi në seancën e saj të parë një rezolutë, që kërkon gjykim të drejtë e respektim të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, ndaj të cilit kundër votoi deputeti Fatos Geci i GUXO-s, pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së si dhe LDK-ja që nuk mori pjesë fare në votim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika