Gjermania dhuron pesë vetura dhe pajisje teknologjike për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga Republika Federale e Gjermanisë, i cili përfshin pesë automjete dhe pajisje teknologjike, me vlerë rreth 200 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, donacioni ka për qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe forcimin e mbikëqyrjes së kufirit shtetëror.

“Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Gjermanisë, zëvendësambasadorin Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka vlerësuar lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe Ambasadës gjermane në rritjen e kapaciteteve logjistike dhe teknologjike të institucionit.

Të fundit nga rubrika