Haradinaj: Nëse 30 deputetë më propozojnë për president, nuk i iki përgjegjësisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se aktualisht nuk është pjesë e ndonjë procesi për kandidim për president të vendit dhe se nuk ka nisur asnjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të tij.

Haradinaj tha se ka tentuar të krijojë një qëndrim të përbashkët opozitar me Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa sukses

“Nuk jam në një proces të tillë. Nuk jam kandidat për president. Nëse një grup i deputetëve 30, e pastaj më shumë e vlerësojnë që jam kandidat i duhur. E vlerësoj, nuk i iki përgjegjësisë. Por, nuk jam kandidat dhe s’kemi një proces të mbledhjes së nënshkrimeve. I kam takuar, iu kam shkruar disa herë. Kam provuar me kryetarin Hamza dhe Abdixhiku që të krijojmë një qëndrim të përbashkët si opozitë. Për krejt procesin e krijimit të institucioneve. Edhe para zgjedhjes së qeverisë. Ta kemi një qëndrim të përbashkët. Nuk arritëm ta kemi një qëndrim të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Nëse në dy raundet e para nuk sigurohen 80 vota, në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, vendi do të përballej me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika