Sot nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të premten do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarve: Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria pritet të fillojë paraqitjen e provave të saj.

Sipas aktakuzës në fuqi, e konfirmuar fillimisht më 29 nëntor 2024 dhe e ndryshuar më 16 prill 2025, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë.

Prokuroria pretendon se ndërmjet 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, Thaçi u ka dhënë bashkëpunëtorëve të tij informacione konfidenciale për dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, i ka udhëzuar ata që të ndikonin në dëshmitë e tyre dhe ka ofruar hollësi për mënyrën e veprimit.

Në aktakuzë pretendohet gjithashtu se ai ka bashkërenduar tri grupe personash me qëllim të ndërhyrjes në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin për krime lufte.

Pas konfirmimit të aktakuzës më 5 dhe 6 dhjetor 2024, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u arrestuan dhe u transferuan në paraburgim në Hagë, ndërsa Kuçi u lejua të mbrohet në liri. Më pas, Kilaj u lirua me kusht për herë të dytë më 10 dhjetor 2025, ndërsa Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht më 10 shkurt 2026.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika