Zogaj: Presidentja e ka arsyetuar qartazi dekretin për zgjidhjen e Kuvendit duke u vendosur në Kushtetutën e Kosovës

Deputeti i LDK-së Alban Zogu në FIVE ka folur lidhur me situatën politike të krijuar në vend.

Ai ka thënë se presidentja e vendit e ka arsyetuar vendimin e saj duke u bazuar në Kushtetutën e vendit.

‘’E arsyetoj qartazi pse duhet shpallur dekreti dhe pse jemi në këtë pikë ku jemi’’.

Tutje Zogaj ka thënë se ka dëgjuar edhe argumentimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit lidhur me 60 ditshin.

‘’60 ditëshi po na del problem, është e drejtë e tyre me u drejtu tek Gjykata Kushtetuese… dhe pastaj natyrisht gjykata me na e dhënë drejtimin sikurse edhe në rastet e tjera që na e dha drejtimin se si duhet të ecim tutje.’

‘’Por, nuk habitemi edhe me shkelje kushtetuese sepse janë shkel në vitin 2025 me dhjetëra herë është shkel Kushtetuta’’, ka thënë ai.

Zogaj i LDK-së tutje është shprehur se pavarësisht se aq shumë ishte shkelur Kushtetuta nuk është dhënë asnjë përgjegjësi politike.

‘’Qartazi nuk jemi për zgjedhje të reja, që populli i Kosovës ka zgjedh mjaftueshëm në këta muajt e fundit, katër palë zgjedhje i kemi pas vetëm në vitin 2025’’, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika