Qeveria: Vendimi i Kushtetueses hap rrugë për shqyrtim të plotë të çështjes në përputhje me rendin kushtetues

Qeveria e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme ndaj Dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas komunikatës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese pezullon zbatimin e dekretit deri në shqyrtimin në merita të çështjes.

Qeveria thekson se ky vendim krijon hapësirë që rasti të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.

“Në tri javët e ardhshme jemi në një gjendje pritjeje, ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh të rëndësishme për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës shton se pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të sjellë qartësi të plotë për këtë çështje dhe të përcaktojë një standard kushtetues, në mënyrë që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të tilla serioze.

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika