Vritet një person dhe plagoset një tjetër pas të shtënave me armë në Gjakovë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakova.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy burra, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për Dukagjinin se si pasojë e plagëve të marra njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.

Aktualisht, policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e të dyshuarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika