Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për rreth 70 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç që nga sot.

Platforma të tilla si YouTube, Tiktok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox do të duhet të çaktivizojnë llogaritë e të miturve ose të rregullojnë kufizimet e moshës, raportoi “Figaro”.

Ministrja e Komunikacionit e Indonezisë, Meutja Hafid, paralajmëroi se “nuk kishte vend për kompromis” dhe se shkeljet e rregulloreve do të ndëshkoheshin me gjoba ose pezullimin e llogarive.

Tiktok tashmë i ka rregulluar llogaritë e tij, ndërsa platformat e tjera duhet të zbatojnë ligjin.

Vendimi i Indonezisë ndjek shembullin e vendeve të tjera që shtrëngojnë masat e mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale, përfshirë Australinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor dhe ekspozimin ndaj përmbajtjes së dëmshme./Euronews.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika